Veliaj falënderon ekipet që luftuan me zjarrin: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi, bashkia do të ndihmojë familjet që kanë dëmtime

1 year ago 40
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit që u përfshi nga zjarri në rrugën “Sali Butka”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi mbi burimin e zjarrit. Ai siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon”, shkruan Veliaj.

Top Channel

Read Entire Article