Veliaj falënderon ekipet që luftuan me zjarrin: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi, bashkia do të ndihmojë familjet e dëmtuara

1 year ago 46
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit që u përfshi nga zjarri në rrugën “Sali Butka”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi mbi burimin e zjarrit. Ai siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon”, shkruan Veliaj.

🚒 Mirenjohje skuadrave zjarrfikese, emergjencave & policise per reagimin e shpejte per te shpetuar njerezit – jeta eshte me e rendesishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin ne Nj. 7, Tirane! 🔥

I kam kerkuar ekipit te nise menjehere hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po… pic.twitter.com/Va8oO1wWV7

— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 14, 2023

Top Channel

Read Entire Article