Veliaj: Fushatë për hapjen e PS, jo për numërim mandatesh

9 months ago 21
16:07 18/01/2024

“Partisë opozitare i ka ngelur vetëm një dritare”

Nga Rrogozhina, në turin e tij me drejtuesit e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i kesaj force politike për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se mënyra më e mirë për t’u rikthyer  në fushatë është duke e hapur PS-në me më shumë të rinj dhe jo duke numëruar mandatet.

“Mënyra më e mirë për t’u rikthyer në fushatë, nuk është për të numëruar mandatet, se s’po garojmë për lojërat Olimpike. Nuk është ky rekordi ynë. Rekordi ynë është kush e çon Shqipërinë përpara. Ti mund të kesh 3, 30 apo 300 mandate, nëse ky grup vazhdon dhe e çon Shqipërinë përpara, më afër Europës, unë besoj se e meritojmë besimin. Në qofte se një grup tjetër e ngujon Shqipërinë në një rrugë apo në një dritare të kullës tek Rr. “Mustafa Matohiti”, sigurisht që e çon vendin mbrapa. Kontrasti ynë nuk mund të jetë më i madh se kaq, por kjo do komunikim me qytetarët”.

Sipas Veliajt, fitorja e fundit për bashkinë e këtij qyteti tregoi se nëse punon mirë, atëherë qytetarët ta japin sërish besimin.

“Në këtë fazë ku jemi ne duhet të aplikojmë filozofinë që kemi aplikuar gjithmonë dhe që na ka prodhuar fitore. I fillojmë punët pak më herët dhe në këtë mënyrë kryejmë të gjitha detyrat që kemi, për të qenë gati ditën e zgjedhjeve dhe jo për ti lënë gjërat në minutën e fundit”.

Duke iu referuar opozitës, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se partisë opozitare tashmë i ka ngelur të menaxhojë vetëm një dritare, sepse mendonte vetëm për veten e jo për njerëzit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article