Veliaj: Me rritjen e turizmit, pesha e bujqësisë shtohet

9 months ago 7
16:16 17/01/2024

“Investimet në bujqësi si kurrë më parë”

Gjatë një takimi me fermerët në Kavajë, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj analizoi se me shtimin e numrit të turistëve, edhe pesha e bujqësisë do të vijë gjithnjë e në rritje.

“Nëse do të vazhdojmë projektet e turizmit dhe ajo që Kryeministri ka shpallur, që në 2030-ën të shkojmë nga 10 milionë në 20 milionë turistë, do të thotë se në 4-5 vitet e ardhshme do të rritemi me 20-30% e turizmit çdo vit. Kjo do të thotë se se ka nevojë për të pasur struktura si agro-turizmi. Pra, edhe bujqësi, edhe turizëm, meqë sot Shqipëria po bëhet fenomen”

Sipas Veliajt, qeveria ka mbështetur financiarisht bujqësinë në vlera që nuk janë dhënë asnjëherë më parë.

“Mund të mos mjaftojnë, por nëse më përpara thoshim kush e ka fajin, tani themi si mundet të gjithë bashkë të bëjmë pjesën tonë.”

Veliaj u bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë dhe të grupohen për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore si një mundësi për të rritur të ardhurat.

“Ne si bashki ia kemi parë hajrin bashkimit sepse tipikisht bashkimi prodhon fuqi shtesë, që nuk është vetëm shuma aritmetike e fuqive të vogla, por është edhe një fuqi eksponenciale, që vjen nga energjia që prodhon bashkimi, nga cytja me njëri-tjetrin.”

Më herët, Veliaj inspektoi edhe punimet e nisura për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article