“Veliaj mendon se do ta shpëtojë SHBA”, Kryemadhi: I përfshirë kokë e këmbë në aferën e inceneratorit të Tiranës

10 months ago 16

Pas deklaratave të të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, David Wisner për Prokurorinë e Posaçme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se Shtetet e Bashkuara janë financuesit kryesor të reformës në drejtësi. Në përgjigje të deklaratave të Wisner, ajo u ndal edhe tek vizita e fundit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SHBA.

“Sigurisht që e vlerësoj. Mos harroni se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesor. Besoj e mbani mend fjalën e Ilir Metës që i kam dhënë fjalën ambasadorit për reformën në drejtësi. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara është kontribuuesi kryesor. Dhe sigurisht ata do të kërkojnë që kjo reformë të jetë produktive pasi edhe ata do të japin llogari një ditë për paratë se si janë shpenzuar. Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm qoftë për ekzistencën tonë si shtet dhe luftës së Kosovës. Është tjetër gjë se si politika shqiptare do ta përdorë.

E morët vesh se kryetari i bashkisë së Tiranës ka ikur në Amerikë pasi mendon se do ta shpëtojnë Shtetet e Bashkuara. Ka një thënie; firmën dhe atë gjënë tjetër mos e vër vend e pavend. Firma të fundos ose të ngre lart. Erion Veliaj ka firmosur për inceneratorin e Tiranës dhe është një nga njerëzit kryesor dhe ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak. Nuk besoj se do të ketë BE apo SHBA që do ta pranojnë një shkelje të tillë kaq flagrante”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article