Veliaj në Uashington në samitin vjetor të kryebashkiakëve

11 months ago 20
16:12 20/10/2023

Gjatë një vizite në Uashington kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me kongresmenët Ritchie Torres dhe Elissa Slotkin.

Veliaj mori pjesë edhe në samitin vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”, ku bën pjesë edhe Tirana.

Për kryebashkiakun ky samit është një mundësi e mirë për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e transformimit të Tiranës.

“Është gjithmonë kënaqësi që Tirana përfaqësohet në takimin vjetor të qyteteve nga Bloomberg. Tirana ka qenë pjesë e kohortës së parë të qyteteve që, me ish kryetarin e Bashkisë, Michael Bloomberg, është përfshirë në një sërë transformimesh, ndërsa sot, që jemi në vitin tonë të 8-të, Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”.

Në një kohë konfliktesh dhe luftërash, për Veliajn fqinjësia e mirë një rëndësi tejet të veçantë.

“Po ndodhin vërtet ngjarje të jashtëzakonshme sot. Në Europë ka një luftë në Ukrainë, sulme terroriste mbi Izraelin, dhe shumë prej reagimeve të qyteteve janë domethënëse, në një botë ku vërtet po duhet më shumë fqinjësi e mirë, po duhet më shumë kontakt. Sot bëhet fjalë jo për disa palë që luftojnë, por bëhet fjalë për sulme terroriste, ose të Rusisë, që përfaqësojnë të ligën, dhe qytetet që janë ndërtuar rreth së mirës, së drejtës, edhe bashkëjetesës”.

Në Uashington, Veliaj pati një takim edhe me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article