Veliaj: Nga sot 5 shkolla në Tiranës prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike

10 months ago 20
11:47 09/12/2023

Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla.


Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shprehet se deri më tani janë 5 shkolla që prodhojnë energji përmes paneleve.

“Nga sot, 5 shkolla në Tiranë prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike duke sjellë reduktimin e 27,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar. Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article