Veliaj: Opozita i përdor informacionet për të vendosur gjoba

11 months ago 14
Reklamë
18:42 29/09/2023

“Sot të dhënat janë vulnerabël”

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se informacioni shpesh shpërdorohet dhe përdoret edhe nga parti të ndryshme, që i duan të dhënat për të shantazhuar biznese të ndryshme.

“Asnjë prej nesh nuk është naiv, kur një parti politike kërkon lejet e ndërtimit e kur ti e di fare mirë se ato janë vetëm “certifikata” gjobëvënieje për ndërtuesit. për të mbajtur me financa partinë e tyre, kjo nuk është detyra jonë. Nëse është e tillë, atëherë ka organe të drejtësisë që merren me këtë”.

Kryebashkiaku solli edhe një rast konkret kur kërkohej informacion për një procedurë të pastrimit për Bashkinë e Tiranës nga administrata e kaluar që drejtohej nga demokratët.

“Nga administrata e kaluar ka pasur një interes për inceneratorët dhe për të zgjidhur çështjen me plehrat e Tiranës me një ofertë me 37 euro/toni. informacioni u përdor gabim, u përdor për të gënjyer përkohësisht, për të thënë që këtë e ka kërkuar Bashkia e Tiranës, ndërkohë është si të krahasosh mollët me portokallet”.

Tirana është përzgjedhur si organizatore e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim, eventi më i madh botëror për sa i përket të drejtës për informim.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article