Veliaj: Për 3 mundësit do japim apartament! Krenar për sportistët e natyralizuar, po shkëlqejnë për flamurin kuqezi

1 month ago 6
Reklamë

Kryebashkiaku Erion Veliaj për Report Tv njoftoi se do të shpërblejnë me apartament 3 mundësit që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Nga Parisi, në një lidhje live për Report Tv, kryebashkiaki i Tiranës vlerësoi si një arritje historike marrjen e medaljes së bronztë nga mundësi Chermen Valiev.

“Do ketë shpërblim nga bashkia, apartament për secilin nga tre garuesit mundës”, tha Veliaj.

Një koment e pati edhe për debatin e krijuar për mundësit e natyralizuar që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

“Ne vijmë nga një situatë, ku na ikte Luan Shabani, Elis Guri. Ne tpikisht na kanë lënë talentet, do duhet të mësohemi me një Shqipëri që talentet e gjejnë Shqipërinë, gjejnë te Shqipëria një vend që u ka hapur dyert dhe i ka bërë një pjesë të tyre. Debate të dështuara të një shekulli që ka kaluar. U kemi dhënë mundësinë këtyre talenteve që të shkëlqejnë për flamurin kuqezi”, vijoi veliaj.

Read Entire Article