Veliaj pret homologët e Prishtinës dhe Athinës

8 months ago 27
16:18 31/01/2024

“Më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin”

Pas mbajtjes së samitit të b40 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim homologët e Prishtinës dhe të Athinës. Veliaj theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës, për të mësuar më shumë dhe për të marrë më të mirën nga njëri-tjetri.

“Është një bekim i madh sot që vëllai im, Përparimi, është në Tiranë dhe këtë xhamadan kuq e zi ia dhuroj edhe për simbolikën e transferimit të një titulli shumë të rëndësishëm, si “Qyteti Europian i Sportit” nga Tirana në Prishtinë, me shpresën se do të jetë pa dyshim një energji kuq e zi, por edhe një punë e mirë për qytetin dhe përgatitjen e një organizimi tjetër të madh, atë të Lojërave Mesdhetare”.

Edhe në takimin me homologun e tij të Athinës, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të presim kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, në Tiranë. Më vjen mirë që udhëtimi i tij i parë është në Tiranë. Uroj që ky udhëtim të jetë një ogur i mirë, të jetë sukses për ju dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për marrëdhënien shumë speciale që Tirana dhe Athina kanë bashkë. Me qytetin e Athinës ne kemi përuruar Parkun Helen, organizojmë Maratonën e Tiranës dhe Triathlonën”.

Veliaj tha se janë njëë sërë aktivitetesh që organizohen së bashku me Bashkinë e Athinës me më pak protokolle me njëri-tjetrin.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article