Veliaj pret kryebashkiakun e ri të Athinës

8 months ago 28
15:21 31/01/2024

Haris Doukas: Po mësojmë shumë nga Tirana, shpresojmë të jemi të suksesshëm sa edhe ju

Kryebashkiaku Erion Veliaj mikpriti për herë të parë në Tiranë homologun e Athinës, Haris Doukas, i cili mori pjesë në punimet e Samitit të B40. Veliaj tha se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.

“Mezi pres që, me kryetarin e ri, z. Doukas, të kemi një kalendar aktivitetesh që mund të bëjmë sidomos në fushën e aktrimit dhe inovacionit. Teknopoli është një shembull fantastik në Athinë, ne kemi një tjetër shembull fantastik të Piramidës në Tiranë dhe besoj se mund të mësojmë nga njëri tjetri”.

Kryebashkiaku Doukas tha se Athina ka shumë për të mësuar nga Tirana.

 “Shpresoj që edhe unë të kem 3 fitore elektorale sikurse patët ju dhe të jem kaq i suksesshëm sa edhe ju. Ju e dini, ne kemi vetëm një muaj që drejtojmë qytetin. Kemi shumë gjëra për të mësuar. Unë jam profesor dhe kryebashkiak prej një muaji tashmë, por dua që të ndihmoj qytetarët të promovojnë bashkëpunimin, të punojnë bashkarisht”.

Pas ceremonisë kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Prishtina mori nga Tirana stafetën si “Qyteti Europian i Sportit 2024” dhe për këtë arsye, Veliaj tha se Tirana është e gatshme të japë eksperiencën e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article