Veliaj pret Lilian Thuram: Libri i tij, mesazh për të rinjtë se sporti bashkon

11 months ago 6
16:52 15/11/2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ish-futbollistin e njohur francez, Lilian Thuram.

Kampionati i Botës dhe Europës me përfaqësuesen e Francës ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”. Të dy diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit.

“Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. Por, unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara. Është një kënaqësi t’ju takoja, jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm, shumë i aftë, dhe personi që e ka thënë këtë nuk është shqiptar. Pra, e thotë dikush që ka këndvështrimin e tij nga jashtë.” 

Kreu i Bashkisë vlerësoi nismat e kampionit të botës kundër racizmit, veçanërisht në një moment kur në Europë po diskutohet gjithnjë e më shumë për rritjen e frymës së ksenofobisë.

“Të falenderoj shumë, sidomos në kontekstin ku në Europë po diskutohet shumë dhe ka një frymë të ksenofobisë dhe të racizmit. Madje, edhe në Shqipëri ka pasur një debat për pritjen e emigrantëve, kur ne vetë kemi qenë një komb emigrant. Nuk mund të kishte një moment më të mirë për këto mesazhe fantastike.”

Lilian Thuram është një legjendë e futbollit me karrierë të pasur dhe me ndikim edhe jashtë fushe. Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Thuram është angazhuar në aktivitete bamirësie dhe ka ngritur zërin e tij për drejtësi dhe barazi shoqërore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article