Veliaj publikon videon nga stërvitja e madhe në Tiranë: Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë


7 months ago 8

TIRANE

Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia, ishin dy sfida te forta te cilat Tirana i kaloi me kurajo dhe solidaritet.

Ekipet e emergjencave kanë zhvilluar këtë fundjavë edhe një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej” duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga stervitja e zhvilluar në kryeqytet. “Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë! Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile 🚒🚨🚁 me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. 👫 Krenar për ekipin që mban qytetin tonë të sigurt”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article