Veliaj takim me komunitetin shqiptar në Toronto

1 year ago 13
15:34 11/10/2023

Kryebashkiaku vlerësoi ruajtjen e traditave dhe kulturës

Ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës në Kanada ishte me komunitetin shqiptar në Toronto. Veliaj vlerësoi faktin se diaspora shqiptare ka shembuj të pafundmë suksesi dhe janë gjithmonë burim frymëzimi.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra sepse burimi i frymëzimit, por edhe disa shembuj praktikë, vijnë nga diaspora, nga njerëz që kanë dalë, kanë parë botë me sy, kanë marrë eksperienca të ngjashme, që nuk ia plasin histerisë para se të zhvillohet historia.”

Veliaj vlerësoi gjithashtu sakrificat e shumë shqiptarëve, sidomos për t’i shkolluar fëmijët dhe për t’i integruar ata në shoqërinë ku jetojnë.

“Unë besoj se në këtë botë me kaq shumë kombe, sidomos me kombe të zhvilluara si Kanadaja, gara jonë nuk është me popullsinë, se ne jemi aq sa jemi, gara jonë nuk është as me paratë, se ne kemi atë ekonomi që kemi, gara jonë nuk është as me kilometra katrorë, se jemi ata që jemi, edhe prej një historie shumë të dhimbshme. Por, gara jonë është me dijen. Është e vetmja gjë që s’na e merr askush. Ju falenderoj sepse jeni një ndër komunitetet që është investuar më shumë për dijen, jeni prindër që keni sakrifikuar rininë tuaj, ditët tuaja më të bukura, që fëmijët të shkojnë në shkolla të mira.”

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi komunitetin shqiptar në Kanada për ruajtjen e kulturës dhe traditave edhe pse janë shumë larg vendlindjes.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article