Veliaj: Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të rriten

8 months ago 8
12:19 24/01/2024

Në aktivitetin më të madh të biznesit “Kosova Business Forum” që po mbahet në Prishtinë, fokusi ishte te kryeqytetet e së ardhmes. I pranishëm në ceremoninë e hapjes Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana dhe Prishtina janë dy metropole për t’u marrë shembull.

“Duhet ta pranojmë faktin se Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të rriten, ndërsa komunat e tjera, edhe pse na vjen keq, do të vazhdojnë të tkurren. Është e pashmangshme. Kjo do të thotë se Prishtina është e destinuar të jetë motori i ekonomisë së Kosovës…”

Ndërsa Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se Prishtina merr shembull nga Tirana në shumë fusha.

“Ne po mësojmë shumë nga Tirana. Në vitin 2023 Tirana ishte “Qytetit Europian i Sportit” dhe Prishtina sivjet mban me krenari Qyteti Europian i Sportit 2024; pra, po e ndjekim hapin e Tiranës. Përgëzoj përzemërsisht mikun tim, Erionin, që na ka nderuar me prezencën e tij sot dhe ju uroj për atë arritje madhështore që ka pasur Tirana si “Qyteti Europian i Sportit” gjatë vitit që lamë pas.”

Përmes “Kosova Business Forum”, synohet forcimi i lidhjeve mes sektorit publik dhe atij privat, si dhe synohet inkurajimi i bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article