Veliaj tregon kur hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk: Ejani të blini gjelat më të mirë të detit

10 months ago 16

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton gjithë qytetarët që të shkojnë te Tregu i Gjelave në Baldushk për të blerë gjelin e detit. Veliaj njofton se tregu do të jetë i hapur në datat 14-31 dhjetor.

“Tradita vazhdon në Baldushk! 🦃

Nga data 🗓️ 14 deri më 31 dhjetor ejani të blini gjelat më të mirë të detit të rritur nga banorët e zonës dhe pse jo merrni edhe familjarët dhe shijoni një ditë të mbushur plot me aktivitete në fshat. 🎶🪕

📍 Tregu i gjelave të detit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Ky është viti i shtatë që në prag të festave në Baldushk hapet tregu i gjelit të detit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article