Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

10 months ago 19
09:06 28/11/2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se “sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”.

“Gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. Flamujt shqiptarë që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Dita e sotme, 28 Nëntori do të kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri. 

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article