Vendimet e qeverisë/ Albert Halilaj kandidon për kryebashkiak, Prefekt i Qarkut Kukës emërohet Granit Gjana

1 year ago 61
Reklamë

Në mbledhjen e këshillit të ministrave është liruar nga detyra si perfekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator. Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, ish-zv.kryetar i Bashkisë.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Read Entire Article