Vendimi i GJKKO për Sali Berishën, reagon Shkëlzen Berisha: Kartolinë e Ramës për liderin e opozitës

9 months ago 21

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme për të atin.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai. Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtunën e 30 dhjetorit pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Arrest në Shtëpi”.

Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme, Berisha duhet të kryejë masën e tij të sigurisë në banesën e tij, nga e cila nuk mund të largohet si dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article