Vendimi për Urën mbi lumin Ibër/ Kërkohet nga Kosova koordinim me ndërkombëtarët!

4 months ago 7

Ura mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndanë Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Vendimi për hapjen e saj u mor në vitin e kaluar, mirëpo së fundmi zbatimi i vendimit u paralajmërua nga numri dy i policisë në Veri.

Kjo është përkrahur nga Qeveria dhe nga kryetarët e dy komunave që i ndan Ibri, ndërsa në anën tjetër, BE dhe KFOR, kanë thënë se çfarë vendimi për këtë çështje duhet të diskutohet në Bruksel.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai thotë se vendimi për urën mbi lumin Ibër është mbyllur me vendime politike dhe se hapja e saj duhet të jetë në përputhje me politikën ndërkombëtare.

Image

Leon Duhanaj

Sipas tij, një moskoordinim me ndërkombëtarët nuk është në të mirën e vendit.

Ura mbi lumin Ibër, është mbyllur me vendime politike dhe pajtueshmëri ndërkombëtare.Edhe për hapjen e sajë kërkohet gjithashtu pajtueshmëri me politiken ndërkombëtare. Çdo pretendim tjetër nuk i shërben as përafrimit, e as stabilitetit politik.Ky vendimi dhe deklaratat e kohëve të fundit se duam ta hapim urën, pa i bërë parapërgatitjet e duhura, pra konsensusin me ndërkombëtar, kam frikë që është vetëm një pretekst i ri për të sjellë destabilizim”, u shpreh ai.

Në fund, analisti përmend disa nga vendimet e Qeverisë duke shtuar që çdo vendim i njëanshëm, i pamatur, i shkon për shtati Serbisë.

“Të gjithë e dimë se vendimet e njëanshme, të pamatura të Qeverisë Kurti duke i bazuar në populizëm nacionalist, nuk i sollën Kosovës jo vëtëm asnjë dobi, por ndikuar që i tërë veriu të dezintegrohet, sëbashku me komunitetin serb. Vendimi për targat, vendimi për dinarin, përpos që u bënë shkas për dezintegrim dhe destabilizim, e futen Kosovën edhe në masa ndëshkuese, gjegjësisht sanksione nga Unioni Europian. Pra, çdo vendim i njëanshëm, i pamatur, i shkon për shtati Serbisë dhe gjithsecili që mendon që duhet të përdor këso lloji metodash, nuk i shërben Kosovës dhe shqiptarëve por vetë agjendave Ruse e serbe”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article