Vendimi skandaloz i gjyqtarit tërboi lojtarët e Man Cityt, Haaland e humbi plotësisht durimin gjatë dhe pas ndeshjes

10 months ago 18

Te Manchester City kanë shumë arsye për të qenë të frustruar pas barazimit 3-3 në derbin me Tottenhamin në Etihad dhe më së shumti për vendimin e pakuptueshëm të gjyqtarit kryesor Simon Hooper në kohën shtesë.

Qytetarët rrethuan gjyqtarin në minutën e katërt të kohës shtesë dhe u bë një bujë e madhe pasi askush nuk mund ta besonte atë që po ndodhte.

Man City nisi një kundërsulm premtues për 4-3, kur Rodri pasoi te Haaland në mesin e fushës dhe norvegjezi hyri në duel me Emerson Royal.

Edhe pse mbrojtësi i Spurs e kapi atë, Haaland arriti të ruante ekuilibrin dhe të vazhdonte aksionin dhe gjyqtari zgjati dorën në atë moment për të sinjalizuar avantazhin në lojë.

Në vazhdim të aksionit, Haaland pasoi te Jack Grealish, i cili ishte më i shpejtë se e gjithë linja mbrojtëse e Spurs dhe u fut në një situatë ballë për ballë me portierin Vicario.

Megjithatë, Hooper në atë moment ndërpreu aksionin e Man Cityt dhe e ktheu topin afër mesit të fushës ku më parë Royal kishte faulluar Haalandin.

So Haaland was fouled, gets straight up and plays the ball with the advantage to Grealish who was then in the clear and Simon Hooper blows the whistle for the foul

Absolutely atrocious officiating 💀pic.twitter.com/hxxyu1noVE

— Has the Referee or VAR made a poor decision? (@PoorEPLreferees) December 3, 2023

Haaland, Mateo Kovacic dhe Ruben Dias menjëherë filluan të hapin krahët, ndërsa edhe Guardiola gjithashtu reagoi i zhgënjyer.

Lojtar norvegjez ishte shumë i zhgënjyer edhe pas përfundmit të ndeshjes, ku nuk mungonin edhe ofendimet drejt gjyqtarit./Telegrafi/

want #haaland is het waard #loreal https://t.co/ruuhI5kqak

— Maxime (@_mmmmax) December 3, 2023

Read Entire Article