Vengu takon Nancy VanHorn: Nënshkruhet memorandumi për këshilltarin e katërt amerikan

1 month ago 6
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Vengu shkruan se gjatë këtij takimi, palët nënshkruan një memorandum për vendosjen e këshilltarit të Planifikimit Strategjik pranë ministrisë së mbrojtjes.

Ky këshilltar amerikan, do t’u bashkohet katër të tjerëve tjerëve, të vendosur më herët në këtë pozicion, të cilët ndërveprojnë në baza ditore me stafin civil dhe ushtarak shqiptar, në modernizim, logjistikë, personel e rekrutim si dhe siguri kibernetike.

“Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara vijojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Prita në një takim mirëseardhjeje të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA Nancy VanHorn, me të cilën nënshkruam një memorandum për vendosjen e këshilltarit të Planifikimit Strategjik pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do t’i bashkohet katër këshilltarëve të tjerë amerikanë që ndërveprojnë në baza ditore me stafin civil dhe ushtarak shqiptar, në modernizim, logjistikë, personel e rekrutim si dhe siguri kibernetike.

Projektet me impakt strategjik të shumëfishtë për vendin, siç është baza autonome detare e Porto Romanos, rijetëzimi i industrisë ushtarake në vend, si dhe angazhimet politike dhe financiare përkundrejt NATO-s, në fokus të vazhdueshëm të partneriteti tonë strategjik me SHBA, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal”,- shkruan ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Read Entire Article