Veprimet e ‘shëmtuara’ të Vuçiqit në OKB: Vjen paralajmërimi për Kosovën – ja si të veprojë nëse Serbia provokon në kufi!

4 months ago 11

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Dokumenti nxiti reagime të furishme në Serbi dhe në rajonin serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Madje, këtë rezolutë e përjetoi ‘rëndë’ Vuçiqi, ku pas mbledhjes së OKB-së tha se i “ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.

Mirëpo, sa mund të ketë ndikim frustrimi i Serbisë në tensionim të situatës në veri të Kosovës?

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli prof. dr. Eshref Ymeri.

Image

Prof. dr. Eshref Ymeri

Si fillim, ai tha se miratimi i Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, i krijoi mundësi Vuçiqit të kërkojë falje për krimet.

Mirëpo, sipas tij, Vuçiqi nuk do e bëj një gjë të tillë, pasi është “pjellë e krimit”.

Së pari, me rastin e miratimit të Rezolutës në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, kriminelit Vuçiç iu krijua një mundësi ideale për një pendesë dhë kërkimfalje tepër domëthënëse para publikut mbarëbotëror për krimet e bishës fashiste të kryekriminelit të lindur Millosheviç. Por ai nuk mund ta bënte një gjë të tillë, sepse, së pari, është pjellë e krimit, e atij krimi, të trashëguar që nga pararendësit e tyre në origjinë - rusosllavët, të cilët, në qytezën Buça të Ukrainës, masakruan dhe vranë 410 burra, gra, pleq, plaka dhe fëmijë, duke i groposur në një varr masiv, një kasaphanë e tillë kjo, të cilën nuk ia patën lejuar kurrë vetes as nazistët gjermanë kur sulmuan Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941”, deklaroi profesori.

Po ashtu, Ymeri u shpreh se Vuçiq ka frikë se mund ta pësoj si Xhinxhiçi, prandaj lëshoi deklaratën hipokrite kinse e ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra.

Së dyti, ai nuk mund të pendohej dhe të kërkonte falje publike nga tribuna e OKB-së, sepse, si burracak që është, ka frikë se mund të pësoj fatin e Zoran Xhinxhiçit, sepse kopeja e shoqërisë serbe, në shumicën e saj dërrmuese, është pjellë e krimit. Pikërisht kjo është arsyeja që Vuçiçi, me një hipokrizi të theksuar, deklaroi se “e ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”. Kjo ishte një deklaratë sa hipokrite, aq edhe e paturpshme. Ky kriminel, ky farë burri, po të ishte sadopak i çiltër, nga tribuna e OKB-së duhej të deklaronte dorëheqjen e vet dhe largimin përfundimtar nga politika. Por e dinte se po ta bënte një gjë të tillë, kur të kthehej në Beograd, siç u theksua më lart, do ta priste fati i Xhinxhiçit”, nënvizoi ai.

Më tej, ai përqeshi veprimet që bëri presidenti serb gjatë seancës së mbajtur në OKB.

Derisa, profesori potencoi se Kosova nuk do të ndikohet nga deklaratat e Vuçiqit, pasi dihen qëndrimet e shtetit serb ndaj shtetit tonë.

Qëndrimi i Vuçiçit në OKB ishte për të qeshur dhe për të qarë, një qëndrim tejet i shëmtuar: puthte flamurin serb, përlotej dhe diç pëshpëriste me vete. Një skenë ajo që të ngjallte neveri.

Nënkuptohet që Serbia, si kështjellë e krimit, me politikën e saj fashiste, nuk do të pendohet kurrë për të gjitha krimet që kreu në gadishullin tonë gjatë viteve 1990-1999. Prandaj deklarata e Vuçiçit nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në raport me Republikën e Dardanisë, sepse qëndrimin ndaj kësaj të fundit, Serbia e ka të pasqyruar në paçavure-kushtetutën e saj. Aq më tepër që qëndrimin e pandryshueshëm të Serbisë ndaj Republikës së Dardanisë e ka deklaruar publikisht arkitektja e politikës së Beogradit. Kisha kriminale ortodokse serbe, kreu dikurshëm i së cilës, Irinej (1930-2020), pati deklaruar:

Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”.”

Ymeri nuk pret tension të situatës në Kosovë pas miratimi të rezolutës në OKB, kjo pasi Kosova është e armatosur dhe nën mbrojtjen e NATO-s.

Ai tha se Serbia mund të provokojë në kufi, por Prishtina duhet t’iu kundërpërgjigjet dhe t’i asgjësojë kriminelët serbë.

“Pas deklaratës së Vuçiçit në OKB, nuk do të ketë acarim të situatës as në Republikën e Dardanisë, as në gadishullin tonë. Kjo për arsye se Republika e Dardanisë është armatosur dhe po vazhdon të armatoset, aq më tepër që ajo është në mbrojtje të NATO-s. Ju e dini shumë mirë që Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e ka pasë paralajmëruar Serbinë: “Nëse sulmon Kosovën, ndërhyrja e NATO-s do të bëhet brenda pak minutave”.

Serbia mund të vazhdojë me provokime në kufi, si ai në Banjskë. Por Prishtina duhet t’u përgjigjet provokimeve vetëm me asgjësimin në vend të të gjithë kriminelëve serbë. Në Banjskë u vranë vetëm dy kriminelë serbë, por duheshin vrarë të gjithë, nuk duhej lejuar që kriminelët e tjerë të largoheshin si lepuj të lemerisur nga frika”, përmbylli Eshref Ymeri për “Bota sot”

Read Entire Article