Veprimtari nga Amerika paralajmëron rreziqe të mëdha nëse fiton Trump: Këto janë planet e tij për Kosovën

2 months ago 16
Reklamë

Veprimtari nga Amerika dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim të tij në Facebook ka folur lidhur me atë se çka do të thotë rikthimi i Donald Trump për Kosovën. Ai ka thënë se është një pajtueshmëri ndërmjetë njohësve dhe ekspertëve se është egziston rreziku i ndarjes së Kosovës, nëse Trumo rikthehet si President amerikan.

“Ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme mes njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, opinionistëve dhe analistëve ndërkombetar dhe vendor se egziston rreziku se me rastin e kthimit te Donald Trump për president të Amerikës, ai do ta kthej fuqishëm edhe idenë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën gjë, po e pret Serbia e cila qëllim kryesor e ka këtë, sepse ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura, e shantazhon dialogun me Kosovën për më shumë se 12 vite duke e prit dhe bën për ditë amin për kthimin e Donald Trump për president të Amerikës. Kështu, për kthimin e kësaj ideje te Trumpit më të zëshëm janë hulumtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Ëest, minster Aidan Heir i cili thekson se “ndikimi i Trumpit në rajon mund të ketë përmasa katastrofale, sepse sipas tij: ”Donald Trump është i marrë, është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nëse ai zgjidhet. Unë jam i sigurtë se do të ishte një fatkeqësi për botën, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i tij mund të jetë katastrofike për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Kosovën nëse ai sjellë me vete edhe sharlantanin Richard Grenell”, vlerëson ai.

Tutje, Maxharraj thotë se me rikthimin e Donald Trump për president te Amerikës e sheh si rrezik edhe Peter Beyer raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman i cili thekson se Trump me siguri si mik i Serbisë do ta kthejë në tavolinë ndarjen apo shkëmbimin e territoreve të cilin BE dhe në veçanti Gjermania e shohin si një opsion shumë të rrezikshëm për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Image

Binak Maxharraj

“Një mendim të këtillë e ndanë edhe eksperti autriak Gunher Fehlinger, i cili fuqishëm e mbështet rizgjedhjen e Joe Biden për president. Rizgjedhjen e të cilit e lidh fuqishëm më luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. I cili thekson se “në rast se nuk e fiton Ukraina luftën, Biden nuk do te marrë mandatin e dytë, kësisoj kthehet Donald Trump”, i cili është i gatshëm për çdo gjë të keqe ne rajon edhe për kthimin e ides se ndarjës së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve që do të thotë se edhe me tutje do të përballëmi me siç thotë ai ”me nacionalizmin serb dhe rus dhe me ideologjinë e tyre te rrezikshme”, thekson ai.

Por ai poashtu flet edhe për atë se si do të përballet Kosova nëse vjen në pushtet Donald Trump?!

“Kësaj pyetje është vështirë me saktësi t’i përgjigjem kur dihet se divergjencat midis pozitës dhe opozitës janë shumë të mëdha, kur dihet se çështja më e rëndësishme për opozitën është largimi i qeverisë Kurti nga pushteti se sa ardhja e Donald Trump për president, i cili do të ishte katastrofik për Kosovën, sepse deri më tani opozita nuk ishte shumë e qartë se si do të vepronte me rastin e ardhjes së Richard Grenellit përsëri në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Kosovë për të cilën ka alergji. Nëse Qeveria e Kurtit është në pushtet, e kur dihet se sharlatani Richard Grenell është një përkrahës i zjarrtë i Serbisë”, vlerëson Maxharraj.

comment

Read Entire Article