Veprimtari nga Amerika thotë se AAK-ja e kishte një mundësi të hap Urën, ka të bëjë me Radoiqiҫin

1 month ago 13
Reklamë

Politika

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2024 Në ora: 21:52

Ramush Haradinaj/ Milan Radoiqiҫi

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka komentuar deklaratën e zytarit të AAK-së, Pal Lekaj, lidhur me ҫështjen e Urës së Ibrit.

Maxharraj thotë se, ‘AAK ka mundur me e hap urën kur ka qenë në miqësi me Milan Radoiqiҫin.

“Pal Lekaj një funksionar i AAK i njohur nëpër gjykata me aferta milionëshe korruptive, e paska gjuajt një shtizë në drejtim të qeverisë së Kosovës e në veçanti tek kryeministri Albin Kurti lidhur me hapjes e urës. Bukur kritikat janë te mirëse ardhura kur janë konstruktive. Lekaj thekson se, "mospasja e hapjes së Urës së Ibrit është një dështim i qeverisë në përmbushjen e premtimeve. Kjo tregon mungesë të planifikimit dhe koordinimit të duhur", thekson ai.

Image

Binak Maxharraj

Mirëpo, Maxharraj ka një pyetje për Pal Lekajn.

“AAK kur ishte ne pushtet kur e kishte edhe kryeministrin e vetë nuk bëri asgjë, as një përpjekje për hapjën e urës, ashtu siç u angazhua ndaj kufinjeve dhe sovranitetit te Kosovës, duke e nënshkruar se bashku me Hasim Thaçin dhe Isa qyli Mustafa faljen, apo humbjen e Çakorrit me mbi 82oo hektare tokë. Pse nuk u angazhua AAK kur e kishte pushtetin edhe për hapjën e Ures së Ibrit. E ka pas shumë më lehtë, sepse në bashkëpunim me kriminelin dhe terroristin Milan Radojçiq, bile edhe pinte kafe me të në qeverinë e Kosovës. Më siguri duke i patur AAK raportet e mira me Milan Radojçiqin siç e quan AAK "njeriun e plotfuqishëm në veri", ura do të hapej që atëherë, kurse tani AAK nuk ka asnjë te drejtë morale të kritikoj qeverinë Kurti për urën, bile as mos të pyet fare”, thotë Maxharraj.

comment

Read Entire Article