Veprimtari nga Amerika tregon treshen që punoi kundër Kosovës, ‘godet’ Edi Ramën

2 months ago 18
Reklamë

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas është nominuar për shefe të Punëve të Jashtme në BE, së bashku me Ursula von Der Leyen, si Presidente e Komisionit Evropian dhe Antonio Kosta, si Kryetar i Këshillit Evropian. Kështu janë marr vesh 27 vendet e BE-së për të udhëhequr në 5 vitet e ardhshme, ku këto nominime do të bëhen finale kur të konfirmohen nga Parlamenti Evropian.

E lidhur me ndikimin që Kaja Kallas do të ketë në dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, për gazetën “Bota sot” ka folur veprimtari shqiptar nga Amerika dhe njohës i zhvillimeve politike, Ramazan Bekteshi.

Sa do të jetë efikase Kallas mbetet të shihet se a do të jetë në gjendje të ndërtoj konsensus dhe kjo do të shihet e do të testohet gjatë udhëheqjes së saj, sepse perveç punëve evropiane e presin edhe punë botërore; si do të ballafaqohet e si do t’i qaset krizës në Lindjen e Mesme, Afrikë e tjerë. Nëse vjen Trump si President, ky mund t’i komplikoj punët me Rusinë, dhe Evropën e presin sfida të reja”, thotë Bekteshi për “Bota sot”.

Sipas tij, Kallas do të jetë krejtësisht ndryshe nga Borrell, i cili njihet për qasjen haptas pro serbe.

Por, Kaja Kallas, si një kryeministre e parë femër e Estonisë vie nga një familje politike, ku babai i saj ishte një ndër liderët për pavarësinë e Estonisë. Ajo ka lidhje shumë miqësore e të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar dhe me SHBA-të. Politico Magazine e ka shpall Kallasin si njrën nga 40 politikanet më me influencë në Parlamentin Evropian (2014-2019). Ajo është një përkrahëse e Ukrainës dhe ndihmoi në ndëshkimin e Rusisë me sanksione. Ne presim që ajo si shefe për Punë të Jashtme e BE-së të jetë një zë më i kumbueshëm se parardhësi i saj Borrel, një autokrat dhe matuf i njëanshem dhe pa energji për këtë pozitë dinamike. Pra, nëse aprovohet nominimi i Kaja Kallas-it, ajo do të jetë Estonezja e parë me top-pozitë në BE. Se a do ta vazhdoj ajo qëndrimin e saj pro-Kosovës mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në dialog, rajon dhe bote. Ne, sëpaku presim që ajo mos të jetë e njëanshme si parardhësi i saj, Borreli, që ai gjithëmonë e barazoi viktimën me agresorin, ishte i njëanshem ndaj Kosovës, posi shteti i tij, dhe shumë tolerant ndaj Vuçiqit, një kriminel lufte dhe ish-ministër i informacionit të Millosheviqit. Unë kam pritshmëri reale dhe shpresë, më pozitive se në të kaluarën, por i matur kur e quajnë "Zonja e re e Hekurt e Evropes", për shkak se shteti i saj nuk ka dhe aq ndikim në zhvillimet globale”, shton Bekteshi.

Më tej, Bekteshi shprehet kritik nga Borrelit, Lajçakut dhe Escobarit, për të cilët kritika kishte edhe kryeministri, Albin Kurti.

Image

Ramazan Bekteshi

“Ikja e Miroslav Lajçak-ut në fund të gushtit ashtu si e Borrel-it dhe Escobar-it që veç kanë skaduar, janë lajme inkurajuese, sepse, ata jo vetëm që nuk bënë asnjë punë efektive por edhe më shumë e komplikuan lëmshin e ngatërruar në Ballkan. Mirëpo përflitet se Borrel ka bë kërkesë që Lajçak te mbetet në atë pozitë deri në fundin e janarit te 2025-së, dhe ky potez është humbje kohe dhe shtim i agonisë. Kryeministri Kurti me të drejtë ka qenë kritik ndaj treshes, sepse ata kërkesat i bënin bazuar në atë që kërkonte Serbia derisa kërkesat e palës kosovare injoroheshin. Edhe Presidentja e Kosovës ishte e zëshme ndaj masave ndëshkuese ndaj Kosovës si të padrejta dhe njëanshme”, thekson Bekteshi për “Bota sot”.

Por kush mund të jetë ndërmjetësuesi i ri i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi?

“Është përfol se ambasadori i tashëm i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur si shef i ri i zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Kur kjo të konfirmohet, Orav do të zëvendësoj Amb. e tanishëm, Tomáš Szunyog, në këtë post në Prishtinë. Derisa, Lajçak edhe pse i pasukseshëm në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi është nominuar ambasador i BE-së në Zvicër, derisa si zëvendësim i tij është përmend ish Presidenti i Slovenisë, Borut Pahor, një njohës real i çështjeve ballkanike, danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-se ne Bosnjë dhe Pekka Haavisto, ish- ministër i jashtëm i Finladës”.

“Derisa, spanjolli, Borrel, sllovaku, Lajçak, dhe kubanezi i natyralizuar, Escobar e thyen kaptinën përgjithmonë, por servilët e tyre të përbetuar ishin dhe mbesin; pra, është kjo opozita kosovare që ishte lojtari i 12-të i trojkës ‘lehtësuese’, derisa, arbitri i dytë ishte kryeministri Rama, që vazhdimisht akordon penalti në fushën kosovare në favor të vëllait, Vuçiq dhe vazhdon ta bëjë këtë tradhti me pasion e zell. Këto protaginistë famëkeq për interesa te ulëta dhe në koordinim vazhdojnë të lëndojnë progresin e Republikes sonë hallemadhe”, përfundon për “Bota sot”, veprimtari shqiptar nga Amerika dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ramazan Bekteshi.

Read Entire Article