Veprimtari nga Gjermania thotë se kjo është frika më e madhe e Presidentes Osmani ndaj Kurtit: Ajo dyshon se mos Kurti…

4 months ago 9

Përplasjet e fundit ndërmjet krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i ka komentuar edhe veprimtari dhe publicisti, Idriz Zeqiraj. Ai në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se, Qeveria e Kosovës, e joshur nga dëshira dhe nevoja, për t`u pranuar në Këshillin e Evropës, bëri një letër të dytë zotuese, për ta bërë e dërguar në Gjykatë Kushtetuese një draft-statut tjetër për Asociacionin, por jo atë franko-gjerman.

“Qeveria po punon për një draft-statut, të frymëzuar nga ai që dikur kishte hartuar Fondacioni Friedrich Ebert (FES), - ka sqaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donikë Gërvalla. Kjo nismë nuk funksionoi, shkoi huq, sepse çështja e Kosovës nuk u shtrua në mbledhjen e radhës të Këshillit të Evropës, me arsyetimin se letra ishte e vonuar! Mungesa e koordinimit në mes të krerë drejtues në koalicion, respektivisht, mos konsultimi i presidentës Vjosës Osmanit, reagimi i saj për shpërfillje të Institucionit të parë shtetëror, ka përfshirë kupolën drejtuese të Kosovës: Presidentën, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, zëvendëskryeministrën e Jashtme dhe të Diasporës. Me skajshmëri keqardhje, kjo po ndodhë në një kohë zezonë për Kosovën”, vlerëson ai.

Zeqiraj thekson se Parisi e Berlini ndërhynë qëllimshëm dhe hiç logjikshëm, duke ngatërruar procesin e dialogut me çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Krerët e Kosovës reaguan bindshëm se "ky kusht nuk përkon me vlerat e parimet e Këshillit të Evropës".

Image

Idriz Zeqiraj

“Presidentja Osmani e vë pikën mbi -i-, akuzon Kurtin se nxori Asociacionin nga pakoja e Marrëveshjes Bazike, për rrjedhojë "u ndryshua qëndrimi në tërësi". Dhe, shpjegon se "nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga Marrëveshja, që nuk mund të këtë zbatim të njëanshme të marrëveshjes vetëm nga Kosova, por duhet të këtë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës". Mëtej Presidentja shton: Me ofërtën e Qeverisë të 15 majit, "të gjitha kanë rënë në ujë". "Ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që kanë nënshkruar të tre liderët". Edhe vet Kurti më parë ka thënë: "Ata të cilët flasin për Asociacionin, pa folur për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit, më falni, por e bëjnë punën e Beogradit". Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për ta lehtësuar kryeministrin, arsyetoi mosinformimin e Presidentës të shtetit si "institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme", për letrën nxituese, sepse ndodhej në largësi, në SHBA. Por, Presidentja nuk e pranoi justifikimin, madje e quajti "qesharake", sepse telefoni gjithmonë ka qenë mjet i komunikimit tonë institucional’, thekson ai.

 Tutje, veprimtari Zeqiraj thotë se, presidentja shprehë habinë, duke thënë se si është e mundur që një njeri nga Shoqëria Civile në Gjermani, që po ashtu s`ka qenë në Kosovë, mori letrën para presidencës së vendit, para parlamentit, para Shoqërisë Civile në Kosovë, kjo vërtet është qesharake".

“Personalisht, mendoj se meqë përfaqësuesi i Shoqërisë Civile në Gjermani është mik i pahile i Kosovës, letra mund të jetë dërguar për arsye të plasimit të shpejtë të premtimit, se Kosova po lëvizë në drejtim të bërjes së Asociacionit, ngaqë vetëm pas dy ditësh mbahej mbledhja e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e ministers Gërvalla, thotë se presidentja mendon ndryshe, ajo dyshon se mos kryeministri Kurti ka ndërruar mendjen për Asociacionin.

“Zëvendëskryeministrja Gërvalla arsyeton: "Të jeni të sigurtë se edhe presidentja, siç e keni parë, ka qenë bashkënënshkruese e zotimeve dhe kjo letër e sotme nuk është asgjë e re; është vetëm përsëritje". Ndërkohë, Presidentja mendon ndryshe: Çfarëdo Asociacioni që të jetë, nuk guxon të nxirret nga pakoja, të zbatohet e shkëputur nga çështjet tjera, që janë brenda pakos të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e Zbratimit. Ajo aludon dhe dyshon se mos kryeminsitri Kurti ka ndërruar mendje për Asociacionin, duke shkelur vendimin e përbashkët. Sepse nga BE-ja, me aleatë, kërkohet zbatimi i njëanshëm i pikës të Asociacionit dhe të tjerave, në -MIRËBESIM-! Cinike dhe e turpshme! Çfarë -mirëbesimi- mund të këtë tek një fqinj armik, i cili na ka vrarë e poshtëruar dhe kurrë nuk ka kërkuar falje”, vlerëson ai.

AI thekson poashtu se, edhe pse vullneti i Qeverisë duket i mirë, ka vepruar nxitimthi, për të përfituar në kohë dhe besuar se votimi do të jetë pozitiv.

“Por, deri sa kanë -hyrë në lojen- mohuese tri shtetet e Quintit, përgjigja negative ka qenë e pritshme. Megjithatë, datimet e letrës në fjalë dhe të udhëtimit të Presidentës, demantojnë faktueshëm mungesën e saj në Prishtinë. E kam thënë dhe përsëritur, ekziston një doktrinë juridike ndërkombëtare, - Clausula "Rebus Sic Stantibus", e cila mundëson korrigjimin e Marrëveshjeve apo kontratave të nënshkruara, nëse rrethanat ndryshojnë tërësisht, nga koha kur janë nënshkruar. Megjithatë, qeveritë njëra pas tjetrës, anashkalojnë, e heshtin të vërtetën, duke mos marrë guximin ta trajtojnë çështjen e Asociacionit, duke shfrytëzuar, pikërisht, këtë doktrinë juridike ndërkombëtare. Shantazhimi ka qenë dhe mbetet e keqja e madhe e Kosovës. PAN-i duhet të mbahet larg pushtetit. Përndryshe, me hafijet-pengje të Serbisë, Kosova do të vazhdojë të tkurret, ashtu siç ka ndodhur në Debëllde; zbatimi i vendimit të Millosheviqit për dhurimin e tokës Manastirit të Deçanit; faljen e Çakorrit dhe të Kullës së Zhlebit”, vlerëson Zeqiraj për ‘Bota sot’.

Read Entire Article