Veprimtari tregon emrat e politikanëve që punuan në dëm të Kosovës – përmend këto detaje!

2 months ago 12
Reklamë

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin pak ditë më parë tha se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje.

Ai tha se aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Ai thotë se kjo deklaratë e Rubin-it është shumë domethënse dhe për këtë arsye është shumë serioze.

“Deklarimi i tanishëm i të dërguarit të posaçëm Rubin, ripërtrinë, rikthen deklarimin e hershëm të Presidentit Joe Biden për dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke”, shpjegon më tutje veprimtari.

Image

Idriz Zeqiraj

I. James Rubin, i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit amerikan, ditë më parë tha se "është e vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje". Dhe, kur diçka "është vështirë të imagjinohet", atëherë është e pamundur të bëhet. Dhe kjo është shumë domëthënëse, aq më parë kur thuhet nga një zyrtar i lartë amerikan, siç është zotëri James Rubin. Kjo dëshmon seriozitetin dhe përgjegjësinë e një zyrtari, njohës i mirë i raporteve Kosovë-Serbi.

Deklarimi i tanishëm i të dërguarit të posaçëm Rubin, ripërtrinë, rikthen deklarimin e hershëm të Presidentit Joe Biden për dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke, madje jo -de fakto-, por -de jure. Dialogun e degjeneruan ndërmjetësuesit e BE-së, Borrell e Lajçak dhe disa emisarë monitorues të administratës Biden. Për fatin e keq të Kosovës, njëri pas tjetrit, rastisen me lidhje miqësore e krushqi me Serbinë”, shpjegon ai.

Më tej, veprimtari thotë që Borrell dhe Lajçak kanë ndikuar negativisht në dialogun Kosovë – Serbi.

Albin Kurti me Besnik Bislimin nuk mashtruan shqiptarët si Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri, kur thonin se po bënin dialog, thjeshtë, teknik, ndërkohë që bënin, kryesisht, dialog politik”, u shpreh ndër të tjera veprimtari.

Për çfarë dialogu bëhet fjalë, kur që nga presidenti Vuçiq, Brnabiq, Vulin, Daçiq, Gjuriq dhe me radhë, në vijimësi, përsërisin slloganin se "kurrë nuk do ta njohim Kosovën!" Dhe, në Kushtetutën e Serbisë, Kosova vazhdon të figurojë pjesë e Serbisë! Paradoks i shekullit! Ndërkohë që Kosova është çliruar nga NATO-pakti; ka shpallur pavarësinë si shtet dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka aprovuar dhe njohur zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Pa mëdyshje ishte një fajësi e madhe e ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak si dhe monitoruesëve amerikanë, kur dialogun e zhveshën nga togfjalëshi -njohja reciproke-, duke e zëvendësuar vetëm me -njohjen de fakto -, pa atë -de jure- dhe së, e fundi as -njohje de fakto. Tashmë, kemi të bëjmë me fajësi të madhe të kryeministrit Kurti, me stafin e tij dialogues. Sepse, të paktën, duhej ta stoponte, ta ndërpriste dialogun dhe assesi të vazhdonte me retushime në Bruksel, Ohër e Bratisllavë, të cilat po konsiderohen të dyshimta, madje me elemente që tejkalojnë "Zajednicën" e 2013.

Vërtet, Albin Kurti me Besnik Bislimin nuk mashtruan shqiptarët si Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri, kur thonin se po bënin dialog, thjeshtë, teknik, ndërkohë që bënin, kryesisht, dialog politik. Por, dialogun duhej ta bënte një komision profesional, pavarësisht përkatësisë partiake, të kryesuar nga Kryeministri. Shpreh bindjen se kurrë nuk do të binin në kurthin e Serbisë, për ta zhveshur dialogun nga njohja reciproke”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Read Entire Article