Veriu i çliruar – Radoiçiqi i ‘harruar’!

1 month ago 15
Reklamë

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka folur për sigurinë në veri të Kosovës.

Ai thotë se pas udhëheqjes së komunave veriore prej shqiptarëve, për herë të parë pasluftës janë ngritur simbolet e shtetit të Kosovës, flamujt e Kosovës, që tani po zbatohen dhe respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Ai shton se, me këtë konfirmohet shtrirja e sovranitetit të Kosovës deri te kufiri me Serbinë, që do të thotë se tani përpos KFOR-it, që e garantojnë sovranitetin e Kosovës, edhe policia në ato pjesë të veriut i ushtrojnë detyrat e tyre ligjore duke e ruajt rendin dhe qetësinë, dhe jetësimin e ligjeve të Kosovës.

“Është për habi tani se si po dëshmohet pikërisht lojaliteti i qytetarëve serb të veriut të Kosovës, bindja e tyre për konvertimin e tabelave të deritashme ilegale në tabela legale të shtetit të Kosovës, se ka qenë pikërisht presioni dhe shantazhi që ju është bërë atyre nga strukturat kriminale të Listës Serbe dhe grupit paramilitar të Milan Radoiçiqit, faktorët vendimtar që ata i kanë mbajtur peng, i kanë penguar t’i shfrytëzojnë të gjitha benefitet që ju ofron shteti, dhe kanë mbetur të izoluar e të pa integruar”, thotë ai.

Sipas tij, argumentohet fakti se kur ekziston vendosmëria institucionale e zbatimit të ligjit dhe kushtetutës së shtetit, dhe luftës kundër krimit, atëherë edhe bindja qytetare arrihet pa ndonjë problem, sepse zbatimi i ligjit ndihmon dhe është edhe në interes të vetë komunitetit pakicë, dhe nuk pengon, përkundrazi, prenë rrënjët e mafies dhe bandave kriminale që në këtë pjesë të territorit të Kosovës kanë vepruar krejtësisht të pa penguar, kurse qytetarët lokal kanë qenë peng të bandave të krimit dhe të izoluar.

“Situata e tanishme në atë pjesë të veriut po e dëshmon ligjshmërinë e përpiktë të zbatimit të ligjeve të Kosovës. Si dëshmi e kësaj tani janë grumbulluar fakte të tëra, nga fillimi i punës së policisë shqiptare, janë zbulua sasi armatimi të rëndë milionëshe nëpër bunkerë të ndryshëm. Po kjo polici edhe më tutje po zbulon armatime të stacionuara nëpër vende të ndryshme në ato komuna, me efikasitete po luftohet krimi në përgjithësi dhe po jetësohen ligjet e Kosovës, ku tani me të madhe po regjistrohen automjetet me targa të Kosovës, qytetarët po i nxjerrin letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare me shumicë, dhe qytetarët në mënyrë permanente po bashkëpunojnë me policinë, dhe një numër i qytetarëve shqiptarë edhe që deri tani kanë jetuar në jug të Mitrovicës, tani në ato pjesë të veriut kanë filluar të ndërtojnë në tokat e tyre shtëpi, apo me i riparua ato shtëpi të dëmtuara gjatë luftës, që deri më tani nuk iu është lejua ndërtimi i atyre shtëpive, prandaj tani gjendja krahasuar me të kaluarën ka ndryshuar rrënjësisht”, shton eksperti.

Ai thotë se, populli serb si shumicë po bashkëpunojnë ashtu si duhet me ato institucione shtetërore të Kosovës në ato pjesë të veriut, dhe tani ditë e për ditë efikasiteti i ligjshmërisë në ato pjesë të veriut po është shumë më efikas.

“Funksionimi i shtetit tani është në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Marrë në tërësi tani edhe në të ardhmen në ato pjesë të veriut, përqindja e policisë duhet të është e përfaqësuar nga përqindja e popullatës në Kosovë, që do të thotë nëse popullata shqiptare në Kosovë është 95%, edhe në ato pjesë në të ardhmen duhet të jenë të pranueshëm me atë përqindje shqiptare, e jo si gabimi që është bërë në të kaluarën, që në ato pjesë të veriut kanë qenë e tërë policia serbe prandaj edhe si polici e Kosovës që kanë qenë, ata i kanë shërbye Vuçiqit dhe kanë punë vetëm me urdhrat e tij, që tani po shihet në shërbim të kujt kanë qenë, edhe që janë paguar nga fondet e Kosovës, dhe tani po dëshmohet se veri janë zbulua krime të rënda si të armatimit, drogës, kontrabandimit etj, që do të thotë se atë polici të atëhershme e ka komanduar Serbia me përfaqësimin e Listës Srpska në krye me Radoiçiqin etj”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

Read Entire Article