Verstappen fiton garën në Arabisë Saudite, Bearman debutim të jashtëzakonshëm me Ferrarin

7 months ago 10

Max Verstappen me një paraqitje prej kampioni triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1.

Sergio Perez i Red Bull doli i dyti, pavarësisht një penalltie për një lëshim të pasigurt që pothuajse ndikoi në garën e Fernando Alonsos.

Megjithatë, Perez mbajti një epërsi të konsiderueshme ndaj Charles Leclerc të Ferrarit, i cili përfundoi podiumin, i ndjekur nga afër nga Oscar Piastri i McLaren që doli në vendin e katërt.

Your top three in Jeddah! 🥇🥈🥉#F1 #SaudiArabianGP pic.twitter.com/Rpo2RncBPA

— Formula 1 (@F1) March 9, 2024

Qëndrueshmëria e Fernando Alonso u shpagua pasi ai arriti të sigurojë vendin e pestë për Aston Martin, duke duruar presionin nga George Russell i Mercedes , i cili përfundoi i gjashti.

Në një debutim të jashtëzakonshëm në Formula 1, Oliver Bearman , duke zëvendësuar Carlos Sainz, zuri vendin e shtatë, duke shfaqur talentin e tij me parakalime të shumta gjatë gjithë garës.

Bear-hug 😍#F1 #SaudiArabianGP @OllieBearman pic.twitter.com/GpXfpJkjkK

— Formula 1 (@F1) March 9, 2024

Pilotët britanikë patën një prani të dukshme në fazat e fundit të garës, me Lando Norris që përfundoi i teti dhe Leëis Hamilton i nënti.

The points scorers for Round 2 👀#F1 #SaudiArabianGP pic.twitter.com/Q0mMLwNqPC

— Formula 1 (@F1) March 9, 2024

Nico Hulkenberg kapi pikët e para me Haas, duke zënë vendin e dhjetë. /Telegrafi/

Read Entire Article