Verstappen triumfon në Las Vegas, fiton garën e 18 sezonale në F1

11 months ago 34
23:17 19/11/2023

Maks Verstappen nuk di të ndalet! Piloti holandez i “Red Bull” fiton edhe Çmimin e Madh të Las Vegasit, që është gara e parafundit e Botërorit të Formulës 1. Për kampionin në fuqi kjo është fitorja e 18 sezonale.

Verstappen e nisi garën me një penalizim prej 5 sekondash pasi nxori jashtë piste rivalen Ferarit Sharls Lekler. E pavarësisht kësaj, holandezi rekuperoi në vazhdim e doli i pari.

Lekler u kënaq me vendin e dytë, e pas tij doli piloti tjetër i “Red Bull” Serxhio Perez. Carlos Sainz i cili u penalizua me 10 vende e mbylli i gjashti garën, pas Ocon dhe Stroll.

Pilotët e “Mercedes”, Ljuis Hamilton dhe George Russel dolën respektivisht në vend të shtatë dhe të tetë. “Red Bull” bëri historinë në garën e 21 sezonale, pasi kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një makinë të fitonte 20 Çmime të Mëdha në një Botëror të vetëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article