Vesa Smolica: Nuk ka asgjë të keqe me qenë pjesë e LGBT-së, por unë i dua meshkujt shumë

6 months ago 4

Këngëtarja Vesa Smolica u eliminua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 3.

Artistja nga Kosova la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që qëndroi brenda plot 70 ditë.

Teksa ishte e ftuar në ‘Fan Club’, Ronaldo Sharka hodhi dyshime në raportin e saj me Rike Roçin, duke e përmendur edhe si biseksuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Në lidhje me këtë, Vesa ka folur edhe në ‘Wake Up’, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe, por që i do meshkujt shumë.

“Unë jam një tip shumë i ftohtë, kështu më thonë edhe familja edhe kur të tjerët vinin të më përqafonin, por Rikja është shumë e dashur dhe një person kur e do i afrohesh, i shkon te shtrati, ke dëshirë të bësh muhabet me të, e përqafon, ashtu e ka pasur raportin edhe me Fationin”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi: “Nuk e di pse e ktheu Ronaldo në atë aspekt. Unë jam shumë straight (e drejtë) me orientimin tim seksual. Nuk ka asgjë të keqe me qenë pjesë e LGBT-së, por gjithsesi unë e tregoj orientimin tim. I dua shumë burrat. I kam dashur edhe aty në shtëpi. Por Riken si shoqe e dua shumë”.

Në shtëpi po vazhdojnë të krijohen situata të ndryshme e polemika ndërmjet banorëve. /Telegrafi/

Read Entire Article