Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

4 months ago 17
Reklamë

Pavarësisht përparimeve në teknologji, ka ende shumë sfida përpara komercializimit të shërbimeve të taksive autonome.

Një skenar i papritur që mund të ndërhyjë në punën e robotaksisë është një bluzë pa mëngë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një bluzë të zakonshme, por me por me një motiv të përshtatshëm.

Domethënë, siç tregojnë videot e një krijuesi të përmbajtjes në rrjetet sociale dhe një dashamirës i biçikletave elektrike, mjafton të keni një bluzë me motiv të shenjës së komunikacionit.

Konkretisht, bëhet fjalë për një shenjë ndalimi, e cila “tregon” mjetin vetëdrejtues të Waymo sa herë që dëshiron të ndalojë mjetin.

Mjafton të qëndroni përballë robotaksisë me mbishkrimin plotësisht të ekspozuar. Me këtë ai tregoi se si edhe një zgjidhje shumë primitive dhe e thjeshtë mund të ndalojë teknologjinë e avancuar.

James Carr ka ndaluar një automjet Waymo në disa raste, por duke gjykuar nga komentet, jo të gjithë janë të sigurt se bluza ishte arsyeja e vetme e ndalimit të automjetit.

Për të larguar çdo dyshim, Carr vendosi të tregojë bluzën duke qëndruar në trotuar.

Është interesant fakti se automjeti nuk ndalonte çdo herë në kushte të dukshmërisë së zvogëluar, sidomos gjatë natës.

Gjegjësisht, duke qenë se bluza nuk ka një shtresë reflektuese, është e mundur që sistemi i njohjes së shenjave të komunikacionit të mos e shohë bluzën si shenjë komunikacioni. /Telegrafi/

Read Entire Article