Veshja e Dua Lipës për “Golden Globes 2024” është një fustan mahnitës “Schiaparelli” me kocka diamanti

9 months ago 6

Dua Lipa është nominuar për Golden Globe-in e saj të parë falë “Dance the Night Away” të “Barbie” dhe ajo u shfaq në tapetin e 2024-ës duke u dukur në mënyrë të pabesueshme.

Dua ka veshur një fustan “Schiaparelli” nga Daniel Roseberry, i bërë në kadife të zezë dhe i zbukuruar me kocka të praruara të qëndisura në diamant dhe ar, të stilistit Lorenzo Posocco.

Dua e kombinoi pamjen me këpucët Jimmy Choo dhe një gjerdan të mrekullueshëm Tiffany & Co. nga viti 1962, shkruan cosmopolitan.

Dua Lipa/Golden Globes

Dua është padyshim e emocionuar për nominimin dhe lëshoi një deklaratë duke thënë: “U zgjova këtë mëngjes për nominimin tim të parë për “Golden Globe” dhe nuk mund të isha më mirënjohës!”
“Të kisha mundësinë për të shkruar një këngë për një film ishte kaq e veçantë.

Dua Lipa/Golden Globes

E gjithë eksperienca ishte krejtësisht e ndryshme nga shkrimi i një prej këngëve të mia dhe është një që nuk do ta harroj kurrë.”

Ndërsa çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në “Golden Globes 2024” shkoi për “What Was I Made For” nga Billie Eilish. /Telegrafi/

Dua Lipa/Golden Globes
Dua Lipa/Golden Globes
Read Entire Article