Vështirësohet kualifikimi i peshëngritjes në Olimpiadë

11 months ago 8
Reklamë
18:20 01/10/2023

Qerimaj: Duhet pjesëmarrje në 6 gara, por do ia dal

Peshëngritja synon përfaqësimin e radhës në Lojërat Olimpike ato të Paris 2024. Mënyra e kualifikimit është vështirësuar dhe gjithçka do të përcaktohet përfundimisht vetëm pak para olimpiadës.

“Minimumi duhen 6 aktivitete që të marrësh pjesë dhe të marrësh pikët. Para olimpiadës 10 më të mirët të secilës peshë do të shkojnë në lojërat olimpike”.

Aktiviteti i fundit i Erkand Qerimajt ishte botërori ku në shkëputje u rendit i pesti dhe shtati në dy garësh. Qerimaj tregon për garat e radhës që vlejnë për pikë olimpike.

“Kemi një grand prix në dhjetor, pastaj është Europiani i vitit tjetër”.

Erkand Qerimaj ka marrë pjesë në 2 Lojëra Olimpike, ndërsa peshëngritja është disiplina që nuk i ka munguar asnjëherë ekipit shqiptar në këtë aktivitet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article