‘Vetting’ në fokus fëmijët, starton sot emisioni më i ri investigativ në ‘News24’

8 months ago 14

Starton këtë të enjte emisioni më i ri investigativ në News24. Me një titull të goditur, ‘Vetting’, nga Agim Baçi, emisioni investigativ do të nisë transmetimin në orën 20:05 në ekranin më të besuar të shqiptarëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinionin’ në News24, autori Agim Baçi tregoi fokusin e këtij emisioni. “Vettinf do të ketë fakte e dokumente për shkeljet në barazinë e tenderave. Po për çështjet e fëmijëve. Qëllimi është; ku shkojnë paratë e shqiptarëve. A shkojnë në destinacion? Paratë për rrugët? Paratë për ilaçet për fëmijët? Çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me qytetarët. Se si monitorohet incenerimi i mbetjeve. Ku çalojnë këto hallka? A është e qëllimshme?”, ishin disa nga pyetjet-çështje që shtroi Baçi.

Mes të tjerash ai tregoi se çfarë e nxiti që të krijonte këtë emision, ndërsa tregoi se në 35 minuta do të dalin në dritë shumë fakte përmes dokumenteve.

“Nëse nuk i bëjmë aleatë qytetarët, kjo është shqetësuese. Do t’i kushtojmë vëmendje fëmijëve, minorenëve, të tregojmë se ku po i rrisim fëmijët. Çdo prind pyet se ku po i rrit fëmijët. Të gjithë ne bashkë mund të shërbejmë për mirërritjen e fëmijëve, që të kenë dashurinë dhe të jetojnë dhe të shohin të ardhmen këtu.”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article