Veturat me targa RKS në Serbi/ A do të ndryshohet diçka dhe pse erdhi deri te ky vendim, flet juristi

9 months ago 25

Më 25 dhjetor, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, kumtoi lajmin se nga 1 janari i vitit 2024, veturave me targa RKS do t’iu mundësohet lëvizja e lirë në territorin e Serbisë.

Kurse, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve vendimin e Serbisë që brenda territorit të saj të lejojë qarkullimin e lirë të veturave me targa të Kosovës, RKS – Republika e Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kjo është maskim pas dështimit në Banjskë

“Gjithashtu duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononicm për “Bota sot” ka thënë se edhe pse është pranuar kjo, nga ana e Serbisë nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket Kosovës.

Ai shton, se ky vendim erdhi si pasojë e gjendjes aktuale tek serbët në Kosovë.

“Nga 1 janari i vitit 2024 mundësohet levizja e mjeteve qarkulluese në territorin e Serbisë me targat e Republikës së Kosovës RKS.

Një veprim i tillë nuk mban në vetvete ndonjë element të ndërrimeve pozitive në politikën serbe dhe nuk tregon se Serbia ka bërë ndryshime në qëndrimet ndaj Republikes së Kosovës.

Qarkullimi me targat RKS në Serbi vjen si rezultat i gjendjes aktuale tek serbët në Kosovë.

Minotirarët serbë kanë filluar të pranojnë targat e Republikes së Kosovës me regjistrim RKS. Ky veprim i ka detyruar organet në Serbi qe mjetet qarkulluese me regjistrime RKS të udhëtojnë në Serbi.

Kjo është një masë lehtësuese për qytetarët serbë”, thotë ai.

Sipas tij, edhe pas këtij vendimi, situata mbetet e njejtë, sepse nuk po shkohet drejt njohjes de-fakto të Kosovës.

“Mirëpo, me këtë nuk tregohet se de-fakto po shkohet nga njohja de-fakto e Kosovës.

Duhet thënë se Republika e Kosovës ekziston faktikisht.

A u pranua nga Serbia apo jo Republika e Kosovës de-fakto nuk e përjashton ekzistimin e Kosovës si shtet të lirë dhe sovran.

Aq më pak nuk kemi veprime për njohje de-jure të Kosovës. Asnjë fakt nuk flet për këtë. Serbia nuk e pranon as de-fakto dhe as de-jure shtetin e pavrur dhe sovran të Kosovës. Mund të pranon ekuistencën e Kosovës, por jo shtetin, në territorin e Kosovës. Ky është fakt”, përmbylli ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article