Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
Mediet në Kosovë bëjnë me dije se një makinë ka goditur një këmbësor në vijat e bardha.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se i lënduari është dërguar në spital, ndërsa shoferi është ndaluar nga policia.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasojë e ketij aksidenti lëndime te rënda ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që shoferi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”
Bytyqi ka thënë se i dyshuari është është Xh.Zh. 21 vjeç, ndërsa i lënduari S.K. 21 vjeç dhe se të dy janë nga Prizreni./vizionplus.tv