VIDEO/ Aksident i trefishtë pranë rrethit të Selitës, taksia përplaset me dy makina të tjera

7 months ago 3

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, pranë rrethit të Selitës në autostradë pasi tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta shfaqet një automjet tip “Mercedes Benz” që është përplasur me një taksi tip “Volkswagen” ku ndodheshin edhe fëmijë dhe midis tyre një makinë tjetër tip “Fiat”.

Nga aksidenti nuk ka të plagosur, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article