VIDEO/ Aksident në Korçë, 25-vjeçarja me “Audi” përplas kalin në rrugë dhe përfundon te muri i një banese

2 weeks ago 27
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Dishnicë, në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Një automjet raportohet se ka humbur kontrollin, është devijuar nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe aktualisht nuk ka informacione të plota mbi të lënduarit. Ende nuk është e qartë nëse ka pasur viktima ose persona të plagosur nga aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article