Video/ Avioni privat përplaset me makinat në autostradë duke vrarë dhjetë vetë në Malajzi (fotot)

1 year ago 11
Reklamë

Në pamje janë regjistruar momentet e tmerrit kur një avion privat që ngrihej nga një rezort luksi është përplasur dhe ka shpërthyer në një autostradë të mbushur me mjete në Malajzi, duke lënë të paktën dhjetë të vdekur.

Avioni ishte përplasur me hundë në asfaltin e rrufës së Elmina in Shah Alam, pasditen e djeshme pasi ishte ngritur nga ishulli Langkawi, duke vrarë të paktën tetë nejrëzit që kishte në bord dhe dy shoferë të pafajshëm që drejtonin në autostradë.

Pamjet video tregojnë sesi avioni shpërthen menjëherë në flakë pas përplasjes ndërsa një shtëllungë e madhe tymi të zi ngrihet nga vendngjarja.


Mes viktimave në avion ishte deputeti vendas Johari Harun, tha policia.

“Aktualisht 10 njerez kanë vdekur nga përplasja; dy shoferë kalimtarë, një me automjet dhe një me motoçikletë, që humbën jetën bashkë me tetë personat në aeroplan”, tha kreu i policisë vendase”, Mohamad Iqbal Ibrahim

Avioni ishte ngritur një orë më herët nga Langkawi por u përplas pak para uljes në aeroportin e Sultan Abdul Aziz Shah duke vrarë dhe dy drejtues të tjerë në rrugë.

Dëshmitarët thanë se avioni tipit Beechcraft Premier 1 u përplas fillimisht në rrugë dhe më pas vijoi të rrëshkishte ashpër në barin pranë saj.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur teksa hetimet vijojnë nga autoritetet.

Top Channel

Read Entire Article