VIDEO/ Banesa, biznese dhe garazhe nën ujë në Vlorë, banorët: Përmbytemi që nga viti 2015, Bashkia nuk ka marrë asnjë masë

1 month ago 24

Reshjet e një dite më parë kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Vlorë. Uji ka depërtuar në katet e para të banesave dhe bizneseve, si dhe në garazhet e automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Niveli i ujit varion nga 30 deri në 70 cm. Banorët e zonave të përmbytura shprehen se kjo situatë është më e rëndë se ajo e 2015-ës kur ndodhi përmbytja e parë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Enrik Mehmeti, shihen qartë dëmet e shkaktuara, ndërsa banorët shprehen se janë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.

Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.

Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike.

Banorët shprehen se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme pa iu dhënë kohë që të largojnë plaçkat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article