Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin Open në News 24 me batutë tha se Donald Trump njeh më shumë Bleona Qeretin sesa Edi Ramën.
Leka tha se politika e SHBA ndaj Shqipërisë nuk ndryshon kaq kollaj. Ai kishte edhe një këshillë për Partinë Demokratike. Sipas Lekës, PD duhet të rregullojë raportet me ndërkombëtarët dhe që të bëjë këtë, duhet që Berisha të mos jetë më kryetar i Partisë Demokratike.
Martin Leka: Nëse do ndikonte kaq shumë Amerika, Edi Rama me deklaratën që tha se Trump është turpi i njerëzimit, i bie që ai ta kishte shkrirë Ramën. Por e takoi kur ishte për herë të parë, por jam i sigurt se nga Shqipëria Trump njeh më shumë Bleona Qeretin se Ramën.
PD duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërkombëtare. PD i rregullon raportet me ndërkombëtarët, kur Sali Berisha, non grata nga SHBA e Britania, të japë dorëheqjen si kryetari i Partisë Demokratike. Nuk ka zgjidhje tjetër.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb