Video/ Burri vret ariun e njohur në parkun italian: E bëra për vetëmbrojtje (fotot)

1 year ago 13
Reklamë

Vrasja me armë e një arushe të murrme është dënuar sot nga një zyrtarët dhe aktivistët e të drejtave të kafshëve në Itali.

Arusha fatkeqe njihej pasi ishte parë disa herë që zbriste në qytet bashkë me dy këlyshët e saj në qytezën e San Benedetto dei Marsi, në rajonin malor qendror të Abruzzo.

Arusha u gjet e vrarë pranë parkut kombëtar të Abruzzo, Lazio e Molise, teksa zyrtarët thanë se po përpiqen të lokalizojnë këlyshet e saj për t’i ndihmuar me ushqim.

Kafsha e vrarë njihej në zonë si “Amarena” pasi pëlqente të hante qershi të zeza, dhe ishte një nga arinjtë më pjellorë.

Policia vendase kishte identifikuar dhe marrë në pyetje qëlluesin e dyshuar, i cili tha se kishte vepruar pasi ishte trembur kur arusha nënë kishte hyrë në pronën e tij.

Ministri i mjedisit Gilberto Pichetto tha se vrasja e ariut të species ‘marsikane’ është një episod i rëndë dhe se autoritetet po përpiqen të kujdesen për këlyshët e saj në mënyrë që të mbeten të lirë.

Zyrtarët shtonin se këlyshët janë tepër të rinj për të mbijetuar dhe se janë të rrezikuar në parkun e gjerë natyror.

L’orsa Amarena e i suoi cuccioli attraversano un borgo in Abruzzo. A San Sebastiano dei Marsi, davanti a un gruppo di persone che osserva e riprende con gli smartphone #ANSA https://t.co/8wDZpwYzwi pic.twitter.com/NEq48Xoqk5

— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) August 29, 2023


Kreu i parkut Luciano Sammarone citohej nga mediat të kishte thënë se ariu kishte kaluar një gardhe të pronës private por nuk kishte precedentë të sulmeve ndaj personave.

“Është e vështirë të besosh se ai ka vepruar në vetëmbrojtje”, tha ai duke shtuar se do të presë rezultatin e hetimeve.

Arusha ishte regjistruar shpesh në kamera nga vendasit teksa zbriste në qytet me këlyshët e saj.

Amarena ishte gjithashtu nënë e një ariu katervjeçar marsikan, i njohur si Juan Carrito, që u vra aksidentalisht nga një automjet në fillim të vitit.

Juan Carrito u bë i njohur dy vjet më parë kur hyri me thyerje në një dyqan buke dhe hëngri disa ëmbëlsira.

Top Channel

Read Entire Article