Video e panikut të turistëve që largohen ‘nga sytë këmbët’ kur vullkani shpërthen para tyre, në gjyq në Zelandën e Re (fotot)

1 year ago 44
Reklamë

Disa pamje të publikuara së fundmi tregojnë momentin e panikut kur turistët që filmonin një vullkan të fjetur, panë se ishte duke shpërthyer dhe duhej të largoheshin sa më shpejt.

Shpërthimi famëkeq në ishullin Whakaari në Zelandën e re në dhjetor 2019, raportohet se vrau 20 njerëz, mes të cilave turistë dhe guida turistike në afërsi të tij.

Një video e re është publikuar nga një grup vizitorësh që ishin pranë vullkanit aktiv në kohën e shpërthimit të papritur.

Në të shihen rreth 18 që shikojnë të mahnitur fenomenin, teksa krateri lëshon tym e avull të zi.

Disa prej tyre nxjerrin celularët për të filmuar por guidat turistike i paralajmërojnë për rrezikun.

Pamjet ishin prezantuar si provë në gjyqin e operatorëve turistikë ID Tours NZ për vdekjet, me akuza të dështimit të mberritjes së jetës së vizitorëve dhe guidave turistike.

Prokurorja Kristy McDonald tha në gjykatën e Auckland se katastrofa nuk mund të parashikohej por ishte paralajmerimet ishin te parashikueshme.

McDonald tha: “Atyre nuk iu dha mundësia të merrnin vendimet e tyre të informuara par se të afroheshin te krateri i një vullkani që kishte shpërthyer herën e fundit në 2016.

“Kompania po kryente një biznes të rrezikshëm turizmi”.

Gjyqi vazhdon.

Top Channel

Read Entire Article