VIDEO E RËNDË/ Arrestohet adoleshenti, i kërkoi moshatarit me dhunë t’i puthë këpucët

7 months ago 7

Një adoleshent në Cumbria është arrestuar pasi detyroi një nxënës me ngjyrë të puthte këpucën e një djali të bardhë. Në videot e shpërndara në X shihet një djalë i bardhë duke ngacmuar një djalë me ngjyrë që është me uniformë shkollë.

Djaloshi i bardhë e urdhëron atë të ulë në gjunjë dhe të më puth këpucën. Më pas ai i thotë vazhdimisht më puth këpucën. Djaloshi i shkollës përpiqet të rezistojë, por më pas përkulet dhe detyrohet të puthë këpucën me baltë të djalit.

Në një video tjetër, i njëjti djalë është kapur duke ndjekur nxënësin në rrugë. Ai e godet nxënësin dy herë me grusht, para se të ndërhyjë një kalimtar i rastit.

Read Entire Article