Video e shembjes dramatike të pistës së mbushur me studentë të Universitetit të Wisconsin në SHBA (fotot)

1 year ago 7
Reklamë

Dhjetra studentë të Universitetit amerikan Wisconsin-Madison ranë të tmerruar në ujë kur pista pranë kampusit ku ata ishin grumbulluar u shemb nga pesha e tyre, në pamje dramatike të regjistruara në kamera.

Pista e quajtur Memorial Union në liqenin Lake Mendota u shemb papritur mbi duke lëshuar në ujë më shumë se 60 studentë, të mbledhur dje në ditën e pushimit, njoftonte policia e  UW-Madison.

Video të momentit të shembjes ishin kapur çuditërisht nga kënde të ndryshme, ku shihen këmbët e pistës që keputen si domino dhe studentët të bien në ujin e liqenit.

“Unë u ktheva nga vajza me të cilen po qëndroja dhe thashë: ‘Oh Zot, me të vërtetë ndodhi kjo?’” tha studentja e vitit të parë Gabrielle Willbrandt për rrjetin vendas WMTV, duke përshkruar momentin e shembjes.


25 studentë pësuan vetëm plagë të lehta dhe një person u dërgua në spital si masë parandaluese, por në përgjithësi protagonistët konsideroheshin me fat që lëndimet nuk ishin shumë të mëdha.

Studentët më pas notuan deri në breg, teksa përpiqeshin të mbanin jashtë ujit celularët e tyre, thanë dëshmitarët. Policia po heton për ngjarjen.

Top Channel

Read Entire Article