Janë publikuar sot pamjet e rënda të momentit të tragjedisë kur një pasagjer u shty fatalisht në det nga stafi tragetit në momentet e nisjes nga porti në Greqi.
Pamjet shokuese tregojnë 36-vjeçarin që nuk është emëruar, duke vrapuar për t’u ngjitur në tragetin Blue Horizon teksa mjeti gjigant po shkëputej nga porti.
Por dy anëtarë të ekuipazhit që rrinin në urën e ngjitjes, ndalonin burrin të ngjitej duke e shtyrë prapa.
Ai tenton sërish të ngjitet në mjetin që lundronte drejt Heraklion në ishullin e Kretës, por rojet e shtyjnë përsëri dhe ai bie tragjikisht në ujë.
Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/eiPvxWYKvq
— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023
Në një tjetër video, burri shihet që tenton të qëndrojë në sipërfaqen e ujit të shkumëzuar nga helikat e anijes.
Nuk duhet nëse viktima ka goditur kokën gjatë rënies nga trageti, por trupi i tij është nxjerrë nga uji pak kohë më vonë, shkruan rrjeti vendas Protothema.
Dëshmitarët thonin se rojet e tragetit kishin shtyrë në ujë burrin e vonuar pasi ai nuk kishte biletë, edhe pse pasagjerët janë të aftë ta bëjnë këtë pasi kanë te kenë hipur në bordin e anijes.
“Ai më duket se e shtyu nga ura në ujë dhe vdiq”, thotë një nga dëshmitarët në video, ndërsa një tjetër i përgjigjet: “Ndoshta është goditur nga helika dhe është mbytur”.
Trageti Blue Horizon u urdhërua të kthehej në portin e Pireut ku kapiteni dhe disa anëtarë të ekuipazhit u arrestuan.
Miltiadis Varvitsiotis, ministri grek i transporteve detare tha: “Shpreh trishtimin tim për incidentin në portin e Pireut ku një njeri ka humbur jetën. Të gjitha veprimet e nevojshme po kryhen për qartësimin e rastit dhe mbajtjen e përgjegjësisë”.
Top Channel