Video ekskluzive/ Vrasje në mes të Athinë, momenti kur iraniani qëllohet me plumb në kokë, TCH siguron pamjet e kamerave të sigurisë

6 months ago 9
Reklamë

Një shtetas iranian është qëlluar me një plumb në kokë në rrugën e quajtur “Mihal Voda” në Athinë.

Sipas policisë, çdo gjë ka nisur mbas një sherri mes dy grupeve emigrantesh për kontrollin e aktivitetit kriminal në zonë.

Në një moment njëri prej palës kundërshtare e qëlloi iranianin me një plumb në kokë.

Ai u dërgua në spital ku ndodhet në koma me pak mundësi shpëtimi.

Policia thonë se vendi ku ndodhi krimi është një prej zonave me aktivitet kriminal prej bandave të emigrantëve me ngjyrë, kryesisht atyre iranianë ,sirianë,algjerianë dhe tuniznianë.

Hetimet janë marrë përsiper prej departamentit që heton krimet ndaj jetës në drejtorinë e policisë së atikes.

Top Channel

Read Entire Article