VIDEO/ Gjekmarkaj denoncon ndotjen e shkaktuar nga një fabrikë e mbetjeve shtazore në Lezhë

9 hours ago 23

Nënkryetari i PD-së, njëherësh drejtues politik i Qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj këtë të enjte nga lagjja “Skanderbeg” denoncoi ndotjen që vjen përmes fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore.

Gjekmarkaj u shpreh se nga aktiviteti i kësaj fabrike ndotja e ujit dhe e ajrit në zonë është në nivele tepër të larta, duke kërkuar mbylljen e fabrikës.

Agron Gjekmarkaj i drejtoi apel ministres Kumbaro të marrë masa të menjëhershme, pasi jeta e banorëve po vihet në rrezik.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj, u shpreh se do të vijojnë denoncimet edhe për shkeljet që ndodhin në zonat bregdetare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article